Para pak minutash portali rajoni.org raportoj se një punëtor është rrëzuar nga lartësia e një objekti në të cilin ishte duke punuar në qytetin e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org
Rajoni ka mësuar se bëhet fjale për puntorin nga fshati Vajnik i Komunës se Skenderajt respektivisht nga lagjja Ramadani i këtij fshati, moshës afër 64 vjeçar.
Të njejtat burime kanë treguar se për shkak të gjendjes se rëndë i lënduari është derguar nga spitali i Mitrovicës në repartin e intenzives në Prishtinë.
Lajmin për portalin rajoni.org e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Po, është e vertete qe një punëtor është rrezuar nga njëri kat i objektit dhe se në vendngjarje kanë dalur njesit relevante për ti hetuar shkaqet”, ka thënë Zahiti nëpërmjetë telefonit për rajonin.