Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Sulmohen seksualisht dy motra të mitura në Skenderaj nga familjarët e kojshikes që i mori në banesë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dhuna seksuale është rritur jashtëzakonisht shumë në Kosovë dhe viktimat më të shpeshta janë vajzat e mitura. Ky fenomen po i shqetëson në masë të madhe prindërit, të cilët shumë herë i denoncojnë rastet e tilla në Polici. Kështu ka ndodhur edhe me një rast në Skenderaj, ku viktima janë dy vajza të mitura, 11 dhe 12-vjeçare.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një prindi, i cili ka njoftuar Policinë se vajzat e tij janë ngacmuar e sulmuar seksualisht në banesën e fqinjës.

    [the_ad id="78756"]

    Gjithçka dyshohet se ndodhi më 2 shtator, në orët e pasdites, kur e dyshuara, që jeton në të njëjtin objekt banesor me babain e vajzave, i ftoi këto të fundit në banesën e saj. Por përveç tyre, ftesë dyshohet se iu kishte bërë edhe dy familjarëve të saj, një 20 dhe 30-vjeçari, për t’i takuar me vajzat.

    Këta të fundit siç po pretendon babai i vajzave i kanë ngacmuar e sulmuar seksualisht ato derisa kanë qenë në të njëjtën banesë.

    Përballë kësaj situate, i shqetësuar shumë ai ia ka mësyrë Policisë për të kërkuar ndihmë dhe të parandalojë ndonjë rast më të keq.

    Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokuroria janë vënë në veprim, me ç’rast është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve.

    Pas arrestimit, ata janë shoqëruar në Polici dhe me pas kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

    Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme që t’i ndalojë të njëjtit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”.

    Kujtojmë se trajtimi jo i duhur i këtyre rasteve shpesh ka nxitur reagime se drejtësia ka dështuar, çka ka bërë që vajzat dhe gratë te mos i denoncojnë rastet në momentet që ngacmohen e sulmohen seksualisht. / Gazeta Sinjali

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.