Në praninë e rreth 400 delegatëve, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo. Parashihet që Peci e Donika Gërvalla të kenë fuqi të barabartë vendimmarrëse.
Ideja që një parti të ketë dy kryetarë, në fillim u pa si e “çuditshme”. Megjithatë, deputeti i kësaj partie, Burim Meta u mburr që partia e tij ka dy kryetarë, duke thënë që “partia Guxo gjithmonë sjell risi”.
Nëse kthehemi mbrapa në kohë, do të kujtojmë se edhe në 2013, kishte një parti me dy kryetar.
“Partia e Fortë” e formuar në vitin 2013 kishte dy udhëheqës, “kryetarin legjendar” Visar Arifaj dhe Yll Rugovën.
Kjo parti politike kishte premtuar që gjithkush që anëtarësohet në subjektin e tyre, automatikisht do të bëhej edhe kryetar.
Andaj, nuk dihet nëse po të njëjtin shembull do ta ndjek edhe partia Guxo në krye me Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.