Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Përfundon takimi BSPK-Qeveri, ky është lajmi i fundit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se nuk është arritur marrëveshje për plotësimin e kërkesave të tyre, prandaj greva në arsim do të vazhdojë.

    Në një komunikatë për media, SBASHK thekson se megjithëse donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por sipas tyre ministrja Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej, siç thonë SBASHK-u, kinse, dialogu.

    [the_ad id="78756"]

    Komunikata e plotë e SBASHK-ut:

    Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjas.

    Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai i SBASHK-ut donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por takimi në MASHTI me ministren Nagavci e zv/ministrin Pupovci e pastaj takimi në Këshillin Ekonomik Social , në të cilin ishin përfaqësuesit e BSPK-së, disa nga Odat dhe përfaqësuesit e Qeverisë me përfaqësuesit kyç Hekuran Murati e Arbërie Nagavci.

    Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civil Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist.

    Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva.

    Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale. Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej, kinse, dialogu.

    Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve. Ata për   të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë.

    Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkojë në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve.

    Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.