Tash e sa ditë jemi dëshmitarë të asaj çfarë po ndodhë anë e mbanë Kosovës në shtabet e brendshme zgjedhore të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke u përballur me një pabarazi ekstreme, një fyerje e dinjitetit njerëzor të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, eksponentë të caktuar të kësaj partie kanë bërë selektimin e kandidatëve për kryetar të qendrave, duke shkelur çdo mendim ndryshe.
Pas përuljes dhe nënqmimit që kanë pasur aktivistë të vjetër të Lëvizjes, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vite me radhë, kanë filluar dorëheqjet nga ky subjekt politik, i cili habitshëm kontributin e tyre disa vjeçar e ktheu në mënyrën më të ulët të mundshme duke mos i certifikuar rrjedhimisht duke ja pamundësuar edhe garimin në mënyrë të barabartë me të tjerët.
Pas raportimit të “Drenica Sot” rreth shkeljeve të parimeve bazë të demokracisë në zgjedhjet brendshme të Qendrës së VV-së në Drenas, janë paralajmëruar dorëheqje të parevokueshme të aktivistëve të saj, të shumtë në numër. Ata bashkë me kryetarët e pikave kanë paralajmëruar se do e dorëzojnë mandatin si shenjë revolte ndaj padrejtësive që po bëhen.
Për pak kohë mund të jemi dëshmitarë të dorëheqjeve të njëpasnjëshme të këtyre aktivistëve nga Vetëvendosje!
“Drenica Sot” do ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit nga ky subjekt në Komunën e Drenasit.