Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Liderët opozitar ‘shfrytëzojnë’ momentin e gjendjes në Kosovë, takohen me qytetarët

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i rikthehen terrenit, takimeve me qytetarë, pas kritikave që japin ndaj qeverisë aktuale, qoftë përmes deputetëve të tyre në Kuvend, por edhe në konferenca, paraqitje në media e postime në rrjetet sociale.

    Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, ka nisur tashmë takimet me qytetarë, kurse partia e Lumir Abdixhikut, LDK-ja ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë në terren.

    [the_ad id="78756"]

    Më 7 shtator, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook njoftoi se nga kjo datë nis daljen në terren, ku tregoi se do të nis me Prizrenin.

    “Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh.
    Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërise, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kollapsit.
    Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera.
    Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook më 7 shtator.

    Haradinaj takimin e parë e mbajti me prizrenasit nga ora 18:00 ku tha se së bashku me ta biseduan për qeverisjen, situatën ekonomike, çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë e të tjera.

    “Sot (7 shtator) në Prizren, nisa ciklin e bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës.
    Interesimi i prizrenasve ishte i madh, e së bashku biseduam për qeverisjen, situatën ekonomike, çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë e të tjera.
    Kam pranuar shumë komente nga qytetarët e Prizrenit dhe kam dhënë mendimet e mia për çështjet me të cilat ata preokupohen.
    Kur bisedojmë bashkë, jemi më afër halleve të njëri tjetrit, rrjedhimisht jemi më afër zgjidhjeve për to”, ka shkruar Haradinaj.

    Dy ditë më vonë, më 9 shtator, Haradinaj zgjodhi Kamenicën si qytetin e dytë për të biseduar me qytetarët, qytet që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, sot (9 shtator) qëndrova në Kamenicë.
    Shkëmbyem mendimet e idetë tona për dialogun me Serbinë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, si dhe gjendjen e rëndë në arsim.
    Diskutuam edhe për probleme lokale, e bashkëbisedimi i hapur me qytetarët është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet”, ka shkruar Haraidnaj.

    Tre ditë pasi AAK nisi daljen në terren, veprim të njëjtë ka paralajmëruar edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Është deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook të bërë sot ka bërë të ditët se në javët në vijim zyrtarët e kësaj partie do të dalin në teren, ku do të bisedojnë me qytetarë e biznese nëpër fshatra e qytete.

    Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të bisedojnë për sfidat nëpër të cilat po kalojnë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen e LDK-së në adresimin e këtyre sfidave, shkruan Reporteri.net.

    “Në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese. Do të dëgjojmë secilin.
    Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave.
    Ju presim për të dëgjuar vlerësimet, kritikat dhe propozimet e juaja”, ka shkruar Hoti.

    Ndërsa partia tjetër opozitare, PDK-ja muaj më parë ka qenë tejet aktive në diasporë ku ka zgjedhur kryetarët e degëve e nëndegëve, ndërsa nuk ka ndonjë njoftim nëse do të nisin intensivisht takime me qytetarët, edhe pse kryetari i saj Memli Krasniqi, ka vizituar komunat që drejtohen nga partia e tij.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.