Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë e Kundër Korrupsionit, shkruan portali rajoni.org.
Lladrovci pasuri të paluajtshme në të cilën hyjnë shtëpia, banesat, parcelat e tokës, zyra, lokale i ka vlersuar me 0,0 euro përveç një banesë ku e ka vlersuar me 40 mijë euro.
Lladrovci ka deklaruar katër vetura, njëra është e tipit Golf e cila ka kushtuar jo më pak se 9 mijë e 500 euro. Një veturë të tipit Mecedes S-320, e cila ka vlerën prej 15 mijë eurosh. Dhe një tjetër veturë të tipit Audi A6 – 2.0, e cila ka një çmim prej 40 mijë e 500 eurosh dhe një veturë suzuki e cila i ka kushtuar 25 mije euro, zbulon rajoni.org.
Lladrovci gjithashtu ka deklaruar edhe dy orë dore. Njëra është e tipit “Rolex” dhe ka vlerën prej 9 mijë eurosh. Ndërsa tjetra është e tipit “Carier”, dhe ka vlerën prej 3 mijë eurosh, dhe prejardhja e këtyre ka deklaruar se është ka ardhur nga buxheti familjar.
Ai ka deklaruar edhe stoli ari në vlerë prej 11 mijë eurosh. Ari në vlerë prej 7 mijë eurosh i përket bashkëshortes së Lladrovcit, ndërsa ari në vlerë 4 mijë euro u përket fëmijëve të tij.
Lladrovci dhe familja e tij para të gatshme të mbajtura ne institucionet financiare, ka deklaruar mbi 60 mijë euro.
Lladrovci si të hyrat vjetore të tij dhe familjës se tij ka deklaruar mbi 156 mije euro.
Lladrovci si kryetar i komunës së Drenasit merr pagë prej 1 mijë e 335 euro dhe të hyra. Ndërsa bashkëshortja e tij si punëtore e kompanisë Kujtesa, merr pagë mujore 1 mijë e 732 euro.