Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Pjanic kundër federatës: “Është një vendim i keq, nuk kam fjalë”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Problem i madh për futbollin është kthyer edhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili ka më shumë se gjashtë muaj që vazhdon.

    Fillimisht ishte pezullimi i domosdoshëm i kampionatit ukrainas, më pas vendimi për përjashtimin e klubeve ruse nga kupat evropiane dhe kombëtaren nga Kupa e Botës. Dhe përfaqësueset e dy vendeve patën edhe dhimbje koke të tjera.

    [the_ad id="78756"]

    Ukraina duhej të shtynte play-off-in për të provuar të merrte biletën për në Katar, duke u stërvitur nëpër Evropë vetëm për të humbur ndeshjen vendimtare me Uellsin.

    Po Rusia? Ata thjesht janë duke qëndruar në vend, sepse nuk mund të gjejnë kundërshtarë në dispozicion edhe për një ndeshje miqësore. Por gjërat mund të ndryshojnë, nga zemërimi… i Miralem Pjanic.

    Deklaratat e Pjanic

    Ish-mesfushori i Roma-s dhe Juventus-it në fakt ka lëshuar disa deklarata për Sportske lidhur me mundësinë që Bosnja të përballet me Rusinë në Shën Petersburg gjatë ndërprerjes së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve të nëntorit.

    Federata e ka pranuar ftesën, diçka që duket se nuk i pëlqen aspak lojtarit që sapo është transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    “Jam në dijeni të vendimit të Federatës. Dhe drejtuesit e dinë mirë pozicionin tim, më thirrën dhe më pyetën se çfarë mendoja për këtë ndeshje.

    “Dhe i thashë atë që mendoja, por vendimi më befasoi. Është një vendim i keq, nuk kam fjalë. Kur skuadra fillon të luajë mirë, gjithmonë ndodh diçka e keqe. Unë vetëm do të them që nuk është një vendim i mirë. Çfarë “.

    Miqësoret e tjera të Rusisë

    Në çdo rast, Rusia nuk do të presë të shohë nëse Bosnja do të ndryshojë mendje për t’u rikthyer në fushë. Kombëtarja është në ngërç që nga nëntori i kaluar, kur luajti në ndeshjen kundër Kroacisë, e humbur 1-0, gjë që e detyroi të hyjë në play-off-et për një vend në botëror.

    Play-off që Rusia atëherë nuk i luajti, duke pasur parasysh përjashtimin. Por ndërkohë që ka diskutime në Ballkan, rusët kanë gjetur tashmë dy kundërshtarë të sigurt.

    I pari është Kirgistani, ndaj të cilit njerëzit e Karpin do të luajnë më 24 shtator, në ndërprerjen e radhës së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. Dhe pastaj një ndeshje kundër Iranit është gati në nëntor, kur në datën 19 duhet të luhet edhe ndeshja që po kthehet në mollë sherri…

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.