Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    ‘Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë nuk shihet në horizont për këtë vit’

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Marrëveshje finale me njohje reciproke Kosovë-Serbi nuk mund të ketë sivjet, po vlerësojnë analistët politik në vend.

    Madje ata thonë se shpesh herë në opinion po shihen deklarime aspak fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajon.

    [the_ad id="78756"]

    Ish-këshilltari politik i ish-ministres për Dialog, Edita Tahiri, Gazmir Raci, sa i përket çështjes së dialogut konsideron se është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në fazën finale, ndonëse thotë se këtë vit vështirë se mund të arrihet marrëveshja.

    Sipas tij, nëse Kosova nuk arrin të zgjidh problemin me Serbinë, do të kalohet në një fazë tjetër të debatimit të çështjeve reale që i preokupojnë qytetarët, siç është anëtarësimi në NATO e BE.

    “Vendimi i gjykatës kushtetuese për çështjen e dialogut e ka bërë të qartë se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për një proces të tillë. Por për shkak të rëndësisë që ka ky proces konsiderojë që është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në fazën finale sidomos opozita duhet të luajë rol në vendosjen e vijave të kuqe në mbrojtjen e sovranitetit dhe të pacenueshmërisë së kufijve”, ka thënë Raci në një intervistë për Ekonomia Online.

    “Progresi në dialog e përshpejton rrugën e Kosovë drejt NATO dhe BE dhe kjo është më se e sigurt. Nuk pres që brenda këtij viti mund të ketë marrëveshje finale sepse është proces i ndjeshëm dhe do të shkaktojë tensione për shkak të dallimeve ndërmjet palëve por kërkesa amerikane është që njohja duhet të jetë elementi kryesor i asaj marrëveshje. Ne po shkojmë drejt finales. Zvarritja krijon destabilitet, krijon paqëndrueshmi dhe po krijon mënjanim nga temat reale të përditshme që i preokupojnë qytetarët e Kosovës. Nëse ne arrijmë të zgjidhim problemin me Serbinë atëherë do të kalojmë në një fazë tjetër të debatimit të çështjeve reale që preokupohen qytetarët e Kosovës”, shtoi Raci.

    Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Shqiprim Pula, tha se subjektet politike parlamentare natyrisht që duhet dhënë kontributin e tyre për sa i takon forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Edhe Pula theksoi se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës e Serbisë, për shkak edhe të deklarimeve shpesh herë kërcënuese për zhvillimet në rajon.

    “Subjektet politike parlamentare natyrisht që duhet dhënë kontributin e tyre për sa i takon forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe gjeopolitikën rajonale në veçanti. Nuk do të duhej të kishte ndasi partiake dhe ngjyrime politike sepse kemi të bëjmë me ekzistencën e shtetësisë së Kosovës”.

    “Nëse i bëjmë një analizë deklarimeve publike të presidentit serb Vuçiq, duket se këtë vit kalendarik nuk do të kemi marrëveshje përfundimtare ndemjet Kosovës dhe Serbisë dhe shto faktin janë deklarime aspak fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajonin tonë prandaj nuk duhet pritur me entuziazëm se këtë vit mund të ketë një marrëveshje të tillë ndoshta për më vonë do të rriten pritshmëritë për një marrëveshje të tillë”, tha Pula.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.