Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë e Kundër Korrupsionit, shkruan portali rajoni.org.
Ai në këtë agjenci ka deklaruar edhe të hyra të tij dhe familjes se tij, nga një biznes NPN “ER-com”, ku gjithsej tejkalojnë shifren e mbi 85 mijë eurosh nga 156 mije sa ka gjithësej të hyra kjo familje.
Por në fakt kush është “ER-com”?
Në hulumtimin e portalit rajoni, del qe kjo kompani është pronë e të afërmeve të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit përkatësisht në ARBK aksionar i vetëm është Emri Lladrovci.
Sipas përshkrimit të kësaj kompanie në faqen e saj në ‘facebook’ thuhet se “ER-COM” është thëmeluar nga Ramiz dhe Emri Lladrovci dhe burimi kryesor i të ardhurave të saj sipas përshkrimit në fjalë janë kontratat publike.
Duke pasur parasysh qe shume familje në Drenas në këtë kohe krize e kanë të vështirë të i sigurojnë edhe gjerat elementare për stinen e dimrit, me sa duket Lladrovci këtë problem nuk e ka.
Kujtojme qe ky qytet është një nga qytetet ku rinia me të madhe tanimë janë dukë migruar ku vetëm gjatë vitit 2021, mbi 1,175 banorë kanë lëshuar Drenasin.
Me poshtë portali rajoni.org, ju sjellë deklarimin e plotë të Ramiz Lladrovcit!
Ai në Agjencinë e Kundër Korrupsionit, si pasuri të paluajtshme në të cilën hyjnë shtëpia, banesat, parcelat e tokës, zyra, lokale i ka vlersuar me 0,0 euro përveç një banesë ku e ka vlersuar me 40 mijë euro.
Lladrovci ka deklaruar katër vetura, njëra është e tipit Golf e cila ka kushtuar jo më pak se 9 mijë e 500 euro. Një veturë të tipit Mecedes S-320, e cila ka vlerën prej 15 mijë eurosh. Dhe një tjetër veturë të tipit Audi A6 – 2.0, e cila ka një çmim prej 40 mijë e 500 eurosh dhe një veturë suzuki e cila i ka kushtuar 25 mije euro, zbulon rajoni.org.
Lladrovci gjithashtu ka deklaruar edhe dy orë dore. Njëra është e tipit “Rolex” dhe ka vlerën prej 9 mijë eurosh. Ndërsa tjetra është e tipit “Carier”, dhe ka vlerën prej 3 mijë eurosh, dhe prejardhja e këtyre ka deklaruar se është ka ardhur nga buxheti familjar.
Ai ka deklaruar edhe stoli ari në vlerë prej 11 mijë eurosh. Ari në vlerë prej 7 mijë eurosh i përket bashkëshortes së Lladrovcit, ndërsa ari në vlerë 4 mijë euro u përket fëmijëve të tij.
Lladrovci dhe familja e tij para të gatshme të mbajtura ne institucionet financiare, ka deklaruar mbi 60 mijë euro.
Lladrovci si të hyrat vjetore të tij dhe familjës se tij ka deklaruar mbi 156 mije euro.
Lladrovci si kryetar i komunës së Drenasit merr pagë prej 1 mijë e 335 euro dhe të hyra. Ndërsa bashkëshortja e tij si punëtore e kompanisë Kujtesa, merr pagë mujore 1 mijë e 732 euro.