Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kush i paguan ushtarët e Kosovës që shkojnë në misione në kuadër të ushtrisë amerikane?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tash e tutje do të kenë mundësi të jenë pjesë e misioneve paqeruajtëse, në kuadër të ushtrisë më të fuqishme në botë. Kontigjenti i parë pritet të niset për në SHBA, në muajin mars. Por, nga kush do t’i marrin pagat ata që do të marrin pjesë në këto misione? Flasin nga Ministria e Mbrojtjes.

    Iraku dhe Kuvajti janë dy shtetet e para ku pritet të shkojnë ushtarët e FSK’së nëpër misione paqeruajtëse. Ata do të jenë pjesë e këtyre misioneve në kuadër të Gardës Kombëtare të Ajovës.

    [the_ad id="78756"]

    Por, edhe pse do të shkojnë nëpër këto misione në kuadër të ushtrisë amerikane, pagat do të vazhdojnë t’i marrin nga shteti i Kosovës.

    Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Ministria e Mbrojtjes.

    “Pjesëtarët e FSK-së  që shkojnë̈ në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, paguhen nga Ministria e Mbrojtjes, më saktë nga shteti i Kosovës. Sa do të paguhet një pjesëtar i vetëm dhe sa i tërë kontingjenti, nuk kemi informacion në dispozicion për media”, kanë deklaruar nga kjo ministri.

    E për numrin e ushtarëve që do të marrin pjesë në këto misione, koston financiare ku do të zbarkojnë trupat, është deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni.

    Në një përgjigje për Express, Çuni ka thënë se këto do të specifikohen në një marrëveshje të veçantë mes Kosovës dhe ShBA’së.

    “Aranzhimet specifike lidhur me numrin, kostot e ndara financiare, misionet specifike paqeruajtëse ku do të zbarkojnë trupat si dhe aspektet tjera lidhur me realizimin e obligimeve të ndërsjellta ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së do të specifikohen në një marrëveshje të veçantë”, ka deklaruar Çuni.

    Sipas tij, vendimi për dërgimin e kontigjentit të FSK’së në mision jashtë vendit, konfirmon përkushtimin e Kosovës, për kontributin në paqen dhe sigurinë edhe në aspektin ndërkombëtar, përkrah partnerit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

    Ai ka bërë me dije se Kontigjenti i FSK-së, do të jetë pjesë përbërëse e Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, në kuadër të Gardës Kombëtare të Ajovës.

    “Ministria e mbrojtjes në vazhdimësi po bashkërendon veprimet ndër-institucionale dhe diplomatike me ShBA-të, në mënyrë që të bëhen përgatitjet e nevojshme”, thuhet në përgjigjet e Çunit për Express.

    Ndryshe, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

    Përmes një reagimi të mërkurën, Ambasada Amerikanë në Prishtinë ka thënë se votimi unanim i Kuvendit për lejimin që Forca e Sigurisë së Kosovë të ketë partneritet më Ushtrinë e SHBA-së në misionet e ardhshme paqeruajtëse, demostron se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqen dhe sigurinë në botë.

    Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim më pas i ishte dërguar Kuvendit të Kosovës.

    FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.