[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
SC Gjilani shumë shpejt mund të bëhet me pronarë të rinj, raporton Gazeta10.
Menaxheri italian i futbollit, Andrea D’Amico, ka udhëtuar për në Kosovë për të folur me drejtuesit e ‘Skifterave’, për blerjen e këtij klubi.
[the_ad id="78756"]
Poashtu D’Amico është takuar edhe me presidentin e FFK-së Agim Ademin për të folur rreth interesimit të tij për blerjen e Gjilanit.
Kanal10 mëson se shuma që ka ofruar D’Amico se bashku me një grup investitorësh Italian është mbi 1 milionë euro.
Në korrik të këtij viti presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit, por Zuka do të mbetet në krye të ekipit gjilanas derisa ta marrë udhëheqjen kryesia e re. /Gazeta10/