Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Kurti “eliminon” edhe njeriun që e mbronte me trupin e tij nga arrestimi, Isaku tërhiqet nga gara

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nijazi Isaku, deptutet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka hequr dorë nga kandidimi për kryetar të Qendrës së VV-së në Viti. Ndonëse, për katër vite udhëhoqi partinë në këtë qytet, tash z.Isakut i është kërkuar largimi nga gara, me pretekstin se i njëjti votoi kundër projekt-kodit civil muaj më parë. As e kaluara e tij 17-vjeçare në VV, e as afërsia me kryetarin Albin Kurti, nuk e “ndihmoi” Isakun për t’i shpëtuar vorbullës së “spastrimeve”.

    “Spastrimet e mëdha” brenda partiake kanë prekur edhe Qendrën e LVV-së në Viti.

    [the_ad id="78756"]

    Në fakt, siç mëson gazeta Nacionale, ishte vet Kurti ai që ia kërkoi dorëheqjen nga gara Isakut, duke i theksuar se në pyetje është uniteti i partisë.

    Por, burimet e Nacionales theksojnë se Isaku u “eleminua” për shkak të lidhjeve të fuqishme që kandidati tjetër, Arsim Ademi, ka me qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Dorëheqja

    Një takim i javës së kaluar në objektin qendror të LVV-së në Prishtinë, ishte determinues për garën e brendshme të Qendrës së VV-së në Vitit.

    Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, mëson Nacionale, e takoi Nijazi Isakun, deputet i VV-së nga Vitia, dhe njëherit figura kryesore e kësaj parti në këtë qytet të Anamoravës. Në takim, Kurti i kishte kërkuar Isakut të ofrojë dorëheqjen nga gara.

    Kurti i ka thënë që duhesh me u tërhjek nga gara për kryetar të VV-së në Viti, sepse është koha për unitet, e jo për përçarje”, thekson ky burim.

    Në takim, Kurti ka përmendur edhe votimin e Isakut kundër projekt-kodit civil, e ku parashiheshin bashkësitë civile të seksit të njëjtë.

    E Kurti i ka premtuar z.Isakut, që është një nga bashkëpunëtorë më të vjetër të tij në VV, se do ta rikandidojë për deputet.

    Siç mëson Nacionale, përtej pretekstit të projekt-kodit civil, “eleminimi” nga gara i Isakut ka ardhur për shkak të në bashkëpunimi të Ademit me zëvendësministrin e Bujqësisë, Imri Demelezi dhe sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedi.

    “Të gjithë këta kanë qenë kategorikisht kundër Isakut, ndonëse deputeti Isaku ka mbështetjen e shumicës së asamblistëve dhe pikave të VV nëpër komunën e Vitisë”, tha tutje Burimi.

    Nacionale ka kuptuar që Isaku tashmë është dorëhequr nga gara e brendshme, teksa Arsim Ademi ka mbetur në garë i vetëm, në një proces aspak demokratik.

    Për këtë çështje, Nacionale ka kontaktuar me Isakun, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    Kush është Nijazi Isaku?

    Nijazi Isaku është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nga Vitia. Në katër vitet e fundit, Isaku ka udhëhequr Qendrën e VV-së në këtë qytet, duke e sjellur në prag të fitorës në zgjedhjet e fundit lokale.

    Në fakt, kjo qendër në vazhdimësi ka qenë ndër më të organizuarat në Kosovë, duke nxjerrë dy deputetë, pasi që krahas Isakut, edhe Mirlinda Tishukaj kishte marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete.

    “Nijazi Isaku u lind më 22 nëntor 1981, në Viti. Ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Vijoi studimet postdiplomike në drejtimin Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Universitetin “Hasan Prishtina”. Ai punon në Ndërmarrjen Publike Banesore Sh.A., Prishtinë, në pozitën e Sekretarit Korporativ, që nga viti 2014.”, thuhet në biografinë e Isakut të publikuar nga VV.

    Isaku është një aktivist i vjetër i VV-së, në të cilën parti ishte anëtarësuar qysh në vitin e largët 2005.

    Sipas biografisë të publikuar nga VV, Isaku aktivitetin në parti e ka filluar qysh prej themelimit.

    “Angazhimin politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e ka që prej themelimit të saj, nga viti 2005. Ka qenë Sekretar Organizativ i Qendrës për një mandat, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për dy mandate. Tani është zgjedhur Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti. Ai poashtu është zgjedhur si asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Vitisë në zgjedhjet 2017.”, thuhet tutje në biografi.

    Isaku ishte parë në shumë protesta të VV-së, e madje duke ndihmuar Kurtin të mos arrestohej nga Policia e Kosovës gjatë protestave e aksioneve politike.

    Por, saktësisht 17 vitet e angazhimit të Isakut në VV, nuk i mjaftuan Kurtit për të mos e eleminuar nga gara për Qendrën në Viti.

    Ndërsa, Ademi qe tash pritet ta udhëheq LVV-në në Viti, është i anëtarësua së fundmi në këtë parti, duke kandiduar për kryetar të Vitisë në zgjedhjet e fundit lokale, e të cilat i humbi ka kundërkandidati i LDK-së, Sokol Haliti.

    Kujtojmë që Nacionale në vazhdimësi ka shkruar për spastrimet në VV, e të cilat lidhen me votën e qëndrimet kundër projekt-kodit civil.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.