[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Të enjten, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Grupin G të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të takohet me Slavia Praguen. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eden Arena”, shkruan Gazeta Express.
[the_ad id="78756"]
UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Franca që të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.
Willy Delajod do të jetë kryesori, kurse Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë ndihmësit e tij.
Thomas Leonard është caktuar si gjyqtar i katërt.
Kujtojmë se Ballkani kishte barazuar në ndeshjen e parë, duke luajtur 1:1 me Clujin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Edhe Slavia Prague luajti me të njëjtin rezultat në udhëtim te Sivasspori.