Norwich Cityt i është kujtuar vetëm sot të njoftojë se e ka huazuar Milot Rashicën në Galatasaray, në një postim në rrjetet sociale që është parë si mungesë respekti ndaj sulmuesit kosovar.
Rashica iu bashkuar Galatasarayt në një marrëveshje huazimi të thjeshtë njëvjeçar javën e kaluar, por klubit të tij anglez i ra ndër mend të njoftojë disa ditë më vonë, pasi 26-vjeçari e kreu vizitat mjekësore, hodhi firmën dhe bëri debutimin në fushë.
Galatasaray njoftoi të enjten më 8 shtator se e ka huazuar Rashicën nga klubit i Championship të Anglisë për një vit.
Ndërsa Norwichin s’iu bë fare vonë dhe njoftoi vetëm të hënën më 12 shtator, pra katër ditë më vonë.
“Milot Rashica e ka kompletuar huazimin njëzezonal te skuadra turke Galatasaray SK. Përfaqësuesi i Kosovës do ta kalojë sezonin 2022/23 me 22 herë kampionin e Turqisë”, thuhet në njoftimin e Norwich Cityt./nacionale