Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Vdekja e dyshimtë në Drenicë, 26-vjeçarja për dy ditë ishte pa vetëdije

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një grua 26-vjeçare nënë e dy fëmijëve, të hënën është dërguar pa vetëdije në spitalin kryesor në Drenas. Pas konstatimit se ka problem me zemër ajo u dërgua për në QKUK, me ç’rast mjeku konstatoi vdekjen por edhe shenja të dhunës në trupin e saj. Familjarët thonë se ndaj vajzës së tyre asnjëherë nuk ka pasur raste të dhunës, por e pohojnë që edhe në të kaluarën ka pasur probleme shëndetësore.

    Gjatë gjithë kohës 26-vjeçarja nga fshati Gllobar ishte pa vetëdije. Kjo dëshmohet në raportin e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

    [the_ad id="78756"]

    “Doktoresha e ka trajtuar, në fillim i është bërë ekzaminimi dhe EKG-ja e zemrës. Gjatë ekzaminimit të EKG-së është parë një sindromë akute e zemrës. Do të thotë me ndryshime tipike me sindrom akute të zemrës. Doktoresha ka vepruar në bazë të protokollit me terapinë që duhet në këto raste edhe në ora 13:25 veç e ka nisur pacientin për QKUK, në njësinë e emergjencës”, ka thënë Ismet Bogiqi, Drejtor i Spitalit.

    Edhe rrugës për në QKUK pacientja ishte pa vetëdije. Në Emergjencë nëna e dy vajzave ishte pranuar por nuk ka arritur të mbijetojë. Mjeku që e konstatoi vdekjen po ashtu konstatoi se në trupin e saj ka shenja të dhunës.

    Për këtë arsye sipas Policisë së Kosovës trupi i saj është dërguar për obduksion. Më shumë detaje për gjendjen e pacientes që e pranuan nuk ka dhënë drejtori i Emergjencës.

    Naser Shala përmes telefonit ka thënë se nuk kanë çka flasin më shumë sesa ajo çka thuhet në raportin e Policisë.

    Më të informuar për këtë rast nuk janë as në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, megjithëse për vdekjen kanë nisur hetimet.

    “Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie është njoftuar nga policia për një rast të vdekjes në rrethana të dyshimta, në Drenas. Me urdhër të njëjtës rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, kanë theksuar Prokuroria Themelore Prishtinë.

    E familjarët ka thënë se vajza e tyre ka dy ditë që ishte e sëmurë rëndë.

    “Për dy ditë ka qenë e sëmurë në shtëpinë tonë as me ngrënë as me fol as me i qel sytë”, Lavdim Okashtica, Vëllai.

    Sa i përket çështjes së dhunës ata thonë se as me burrin në Lipjan por as me ta tashmë e ndjera asnjëherë nuk ka pasur probleme. Vëllai e konfirmon se edhe në të kaluarën motra kishte problem me shëndet.

    “Ka pasur sulm në zemër, ka pasur që dy ditë. Ma përpara ka qenë e sëmurë. Kështu sëmurë as nuk ka mund me u ngritit as me ngrënë as hiq. Nuk e kemi pasur te mjeku”, ka shtuar vëllau Lavdim Okashtica.

    Ndërkohë, e tërë e vërteta rreth këtij rasti pritet të zbardhet tek kur të përfundoj obduksioni i trupit të viktimës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.