Drita e ka fituar derbin kundër Gjilanit, me rezultat 4-1, në stadiumin më bari sintetik në Gjilan, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit tonë.
Derbi më i madh në vendin tonë, mes dy rivalëve të përbetuar gjilanas është veshur bardhekaltër.
Skuadra e Ardian Nuhiut, është treguar skuadër shumë më e mirë se të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit.
“Bardhekaltërit” tre golat i realizuan në pjesën e dytë të përballjes, me Blend Baftiun që zhbllokoi shifrat derisa Marko Simonovskit realizoi hat-trick, ndërkaq golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Baton Zaberxha.
Ndërkohë, fitore të rëndësishme e ka shënuar edhe Prishtina e cila e mundi Malishevën, me rezultat 4-2.
Mendurim Hoti, Kreshnik Uka, Endrit Krasniqi dhe Kushtrim Gashi shënuan për Prishtinën, derisa Alban Shillova dhe Fiton Hajdariu realizuan për Malishevën.