Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    “Udhetime në Turqi, shpenzime për derivat e dreka zyrtare”, Komuna e Ramiz Lladrovcit me një ‘mal’ shpenzime

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komuna që drejtohet nga Ramiz Lladrovci, ka shpenzuar mbi 14 mijë euro për derivate, rreth 3 mijë euro për dreka e darka zyrtare dhe mbi 400 euro për një udhëtim të kryetarit në nënkryetarit në Turqi. Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e shpenzimeve pas kërkesës për qasje në dokumente publike.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka realizuar një udhëtim zyrtar në muajin maj në Turqi ku ka marrë pjesë në një program lidhur me zhvillimin ekonomik.

    [the_ad id="78756"]

    Lladrovci për katër ditë të qëndrimit në Ankara, tërhoqi nga zyra e financave ka tërhequr, shumën prej 1 mijë e 150 euro. Sipas komunës Lladrovci prej tyre ka shpenzuar vetëm 440 euro gjatë qëndrimit atje. 150 euro për meditje dhe 290 euro për bileta dy drejtimëshe, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga shuma e tërhequr sipas zyrës së financave, Lladrovci i ktheu buxhetit të komunës, 710 euro që nuk i kishte shpenzuar.

    Gazeta Insajderi, ka kërkuar nga Komuna e Drenasit shpenzimet e zyrtarve komunal për meditje, udhëtime, dreka-darka, e derivate gjatë këtij viti.

    “Gjatë periudhës janar-13 shtator (deri me sot) 2022, kryetari dhe nënkryetari, nuk kanë shpenzime për dreka dhe darka zyrtare, por shpenzimet për këto kategori, mund t’i gjeni ne këtë komunikim në raportin e analitikes të detajuar ku paraqiten shpenzimet për secilin program, pra ka shpenzime nga drejtoritë komunale, por jo nga kryetari dhe nënkryetari”, thuhet në përgjigjen e komunës.

    Për kategorinë shpenzime për derivate, sipas këtyre dokumenteve në total del se komuna ka shpenzuar 14 mijë e 488 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas sqarimit nga komuna në këto shpenzime të derivateve janë përfshirë 13 vetura të këtij institucioni përfshirë edhe veturën e kryetarit Lladrovci.

    “Ndërsa sa i përket shpenzimeve të derivateve, komuna këtë shpenzim e ka të organizuar ne një program (drejtori), pra kemi kontratë me Operatorin Ekonomik dhe të gjitha shpenzimet e derivateve kryhen nga programi i Drejtorisë së Administratës. Komuna e Drenasit, ka gjithsej 13 vetura, duke përfshirë edhe veturën e kryetarit dhe ne bashkëngjitje gjeni raportin analitik të detajuar për shpenzimin e kësaj kategorie”, thuhet në përgjigjen e komunës.

     

    Drenasi shpenzon 2 mijë e 500 euro për dreka e darka zyrtare

    Pavarësisht se kryetari Ramiz Lladrovci dhe nënkryetari Arben Shala, nuk kanë shpenzuar para të taksapaguesve për dreka e darka zyrtare, del se drejtoritë nuk e kanë kursyer buxhetin për këtë kategori shpenzimi.

    Sipas listës së shpenzimeve, del se kjo komunë ka shpenzuar 2 mijë e 547 euro. Këto shpenzime për dreka zyrtare përfshijnë edhe ato të vitit të kaluar, faturat e të cilave janë paguar në fillim të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në këtë shpenzime përfshihen drekat zyrtare të Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Administatës, Drejtorisë për Financa dhe atë për Kulturë.

    Drejtoria e Administratës së Arsimit ka shpenzuar 650 euro me rastin e pritjes së mysafirëve nga Shqipëria me rastin e njëzetvjetorit të shkollës “Gani Elshani” dhe binjakëzimit me shkollën “Pjetër Arbnori” Fushë-Arëz.

     

    Komuna e Drenasit për Ditën ndërkombëtare të Gruas ka shpenzuar 457 euro. Ndërsa, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paguar 308 euro dhe është për rastin e Sofrës Poetike “Ymer Elshani”.

    Drejtoria e Administratës ka shpenzuar 260 euro në një drekë për përfundimin e vitit.

    100 euro ka shpenzuar Drejtoria e Financave për një drekë për punëtoret me rastin e mbylljes së vitit.

    Dreka për punëtorët në fund vit i kushtoi Drejtorisë së Kulturës 125 euro.

    LEXO EDHE:

    Qindra mije euro të hyra e mijera euro në xhirollogari, kjo është pasuria ‘milioneshe’ e Ramiz Lladrovcit dhe familjës se tij [DOKUMENT]

    Ramiz Lladrovci nga 37 premtime, pothuajse gjysmën prej tyre as nuk i ka nisur

    Ramiz Lladrovci fatlum, mbi 85 mijë euro të hyra nga biznesi i familjarit!

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.