Leo Messi vazhdon të shkruajë histori edhe larg Barcelonës. Pikërisht dje, argjentinasi ka arritur dy rekorde të reja në Champions League, me golin e tij ndaj Maccabi Haifa.
Sulmuesi i PSG shënoi golin e parë për skuadrën pariziene, pasi të tijtë e panë veten në disavantazh në xhiron e dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.
Me këtë gol, argjentinasi ka shtuar 18 sezone radhazi duke shënuar të paktën një gol në Champions. Ai është lojtari i parë në të gjithë historinë e kompeticionit që e ka arritur këtë.
Messi kishte nëntë muaj pa shënuar asnjë gol në Ligën e Kampionëve. Në edicionin e kaluar, ylli argjentinas shënoi 5 gola (kundër Manchester City, Leipzig dhe Clube Brugges).
Ishte 7 dhjetor 2021 kur Messi shënoi kundër skuadrës belge në minutën e 76-të. Ky ishte goli i tij i fundit në kompeticion, deri dje. Përveç kësaj, ky ishte goli i parë që argjentinasi shënoi në Izrael, në Champions League.
Megjithatë, nuk ishte rekordi i vetëm që ai arriti në këtë ndeshje. Me golin e djeshëm, Messi është bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola ndaj rivalëve të ndryshëm (39 skuadra).
Goli ndaj Maccabi haifa, duke përfituar edhe nga mungesa e CR7 në këtë kompeticion, e ka bërë atë të kalojë yllin portugezin (ka shënuar ndaj 38 skuadrave kundërshtare).
Lojtarët që shënuan më shumë kundër klubeve të ndryshme në Champions League:
1. Lionel Messi – 39 skuadra
2. Cristiano Ronaldo – 38
3. Karim Benzema – 34
4. Raul – 33
5. Robert Lewandowski – 31
6. Zlatan Ibrahimovic dhe Thomas Muller – 29
Këtë sezon, Lionel Messi ka arritur tashmë me PSG-në: 5 gola, 7 asiste, 1 titull, është lider në asistime në Ligue 1. Tashmë 35-vjeçari ka shënuar në Ligue 1, në Champions League dhe në Superkupë.