[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ballkani dhe Ferizaj sot luajnë përball njëra-tjetrës.
Kampioni në fuqi dhe Ferizaj do mbyllin sot xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej gjatë ditës së djeshme, por për shkak të një problemi lidhur me udhëtimin e Ballkanit nga Praga (pas humbjes 3:2, në kudër të grupeve në Ligën e Konferencës), orari është shtyrë.
Për Ballkanin ky takim duket i lehtë, së paku në letër, pasi Ferizaj nuk janë në një formë të mirë.
Andaj, suharekasit do të kërkojnë vetëm pikët e plota në këtë përballje.
Ndeshja zhvillohet në Ferizaj, me fillim nga ora 15:00.