Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    “Mi kanë vrarë dy shokë, i kanë shpraz nja 60 plumba”, Gani Geci ka një porosi për Kurtin e të tjerët pas zbulimit të planit të atentatit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një artikull i publikuar ku thuhet se ka ekzistuar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti, Xhavit Halitin dhe Ismet Haxhën ka tërhequr vëmendjen e publikut. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gani Geci.

    Ai tha se atë vazhdimisht janë munduar ta vrasin. Geci theksoi se në veturën e tij janë gjuajtur 60 plumba kallash dhe se ja kanë vrarë dy shokë, shkruan Insajderi.

    [the_ad id="78756"]

    “Që 24 vjet, minimum nja 24 herë kanë bo plane, e kanë tentuar të më vrasin, i kanë shpraz nja 60 plumba kallashi mbi automjetin tim, më kanë plagosur, mi kanë vrarë dy shokë, kanë bo plane e plan”, ka shkruar ai.

    Ai po ashtu ka porositur Kurtin e të tjerët që të mos frikësohen.

    “Mos u tutni burra. Kanë ardhur policia në shtëpi dhjetra herë ruju se e ke jetën në rrezik Por, pa thanë ai nalt këta poshtë veq munden mu shetit kah dardha e Ahmatit”, përfundoi ai.

    Ndryshe Televizioni A2Cnn, në Shqipëri ka publikuar sot një artikull përmes së cilit njofton se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar se ekziston një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

    Pretendohet se sipas këtij plani personi i dyshuar për të kryer vrasjen është Prek Kodra, shtetas shqiptar.

    “Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet”, thuhet në shkrimin e publikuar nga A2Cnn.

    Prek Kodra, siç citohet dokumenti nga A2Cnn, theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.