[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Drejtoria për Marrëdhënie me Mediat dhe Publikimet e Kuvendit të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të martën në Kuvendin e Shqipërisë do të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
“Të martën, më 20 shtator 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve”, thuhet në njoftim.
[the_ad id="78756"]
Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00.
Bëhet e ditur se pas nënshkrimit të memorandumit, kryetarët Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.