Ministria e Punëve të Brendshme e ka kthyer në punë në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodrën.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Faton Fetahu.
Ky vendim i ministrit të MPBA-së, Xhelal Sveçla vjen pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil ai anuloi vendimin për shkarkimin e Kodrës.
“Ju njoftoj se sapo pranova Vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, me të cilin z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Siç e dini, vendimi i mësipërm është rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilin u aprovua ankesa dhe u obligua ministria që ta kthejë z. Kodra në pozitën e punës nga ku ishte shkarkuar kundërligjshëm”, ka shkruar Fetahu.
Vendimi i publikuar nga avokati i Fadil Kodrës.
