[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një përleshje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi vëllai i vogël ka ofenduar me fjalë të rënda nënën e tij, veprime këto që kanë revoltuar vëllain e madh.
[the_ad id="78756"]
23-vjeçari ka ndërhyrë dhe dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë e më pas duke ia tërhequr vërejtjen që të mos ofendojë më nënën e tyre.
Kjo ka bërë që të dy vëllezërit të përfundojnë në Polici për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.