Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Gjermanët zbarkojnë në Prishtinë për t’ia ‘fshirë’ Kosovës edhe disa infermierë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kosova në vazhdimësi është duke u përballur me mungesë të mjekëve, infermierëve e anesteziologëve të cilët po shkojnë në shtetet të huaja për një pagesë më të mirë. Një prej vendeve ku profesionistët kosovarë shkojnë me së shumti për të ofruar shërbime shëndetësore është Gjermania, shkaku i pagesave të larta.

    Pavarësisht mungesave të mëdha që ka Kosova me staf shëndetësor, më 15 tetor 2022 në Prishtinën do të organizohet edhe një forum gjermano-kosovar i infermierisë me moton “Punoni në Gjermani”.

    [the_ad id="78756"]

    Kështu ka bërë të ditur “Shoqata Evropiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (EKSW) do të organizojë për herë të dytë këtë event e përmes të cilit synohet rekurtimi i kosovarëve për të punuar në Gjermani.

     “Të nderuara zonja dhe zotërinj, pas forumit të suksesshëm në vitin 2019 dhe duke pasur parasysh nevojën e pandryshuar për infermierë të kualifikuar në RF të Gjermanisë si dhe interesimin e vazhdueshëm të njerëzve në Kosovë, ne kemi vendosur që në kuadër të këtij evenimenti t´i ftojmë përsëri qytetarët kosovarë, duke ju dhënë të interesuarve një perspektivë për një punësim apo edhe për t´ju mundësuar atyre një kualifikim profesional në profesionet, që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor në Gjermani”, thuhet në njoftim.

    Në kuadër të këtij evenimenti shoqata EKSW do t´i informojë të gjitha motrat medicinale, teknikët medicinalë si dhe infermierët, por edhe të interesuarit e tjerë, që kanë një prapavijë profesionale në profesionet e shëndetësisë mbi mundësitë e punësimit, por edhe të kualifikimit profesional.

    “Do të jetë i pranishëm një numër i gjerë i kompanive, që mund të jenë punëdhënësit tuaj potencialë nga të gjitha rajonet e Gjermanisë, me qëllim që ju të mund të njiheni me njëri-tjetrin” thekson njoftimi.

    Situata me staf shëndetësor në Kosovë është alarmante. Një infermier  në Kosovë kujdeset për 24 pacientë, ndërsa numri maksimal i tyre do të duhej të ishte shtatë.

    Paga bazë e një infermieri në Kosovë është rreth 400 euro në muaj, derisa në Gjermani është 2400 euro në muaj.

    Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. Ndërsa, në gati tre muajt e parë të këtij viti, institucionet shëndetësore të Kosovës i kanë braktisur 59 mjekë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.