Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Në krah të kritikës ndaj Osmanit dhe Gërvallës, Çitaku merr ca lavde nga Musliu

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvallën për mospërfaqësim dinjitoz në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    “Noterja e Albin Kurtit, Vjosa Osmani bashkë me asistenten e saj, Donika Gervallën të cilat “pro forma” e udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës, me disa takime kurtuazie arritën ndërprerjen e traditës së mirë të përfaqësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Musliu, shkruan Gazeta Insajderi.

    [the_ad id="78756"]
    Ajo ka thënë që presidenti Hashim Thaçi, ish-ministrat e Jashtëm të PDK-së, e deri te Ambasadorja Vlora Çitaku, u përballën drejtpërdrejtë me dinjitet me përfaqësuesit serbë.

    Kurse kësaj radhe Vjosa dhe Donika u mjaftuan me disa takime sa për sy e faqe dhe sa për postime nëpër fcb-at e tyre”.

    Derisa sërish falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që e ngriti çështjen e Kosovës, në OKB.

    “Për fatin tonë të mirë aty ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ngriti edhe çështjen e Kosovës dhe të hitorisë sonë të lavdishme në formën më brilante; Në formën që i ka hije një burrështetasi të vërtetë”.

    Ajo tutje tha se “Donika Gërvalla po dështon në çdo aspekt si në përfaqësimin e jashtëm si në menaxhimin e brendshëm të MPJD-së duke shkaktuar dëmë vështirë të riparueshme”.

    Përderisa Serbia, sipas saj për sesionin vjeshtor të OKB-së ka angazhuar me dhjetëra e dhjetëra diplomatë me përvojë, “Donika mjaftohet me një Ambasador dhe me një diplomat të vetëm. Ambasadori Dugolli përfaqëson Kosovën në USA i mbështetur vetëm me një diplomat. A mjafton”?

    “Pse Donika, para syve të Kryeministrit dhe të Presidentes, po i bllokon diplomatët më përvojë në diplomaci dhe në këtë mënyrë po e paralizon shërbimin e jashtëm dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”?

    Musliu thotë se “Kryeministri Kurti e ka për obligim të merr masa sepse politika e jashtme nuk bëhet me një notere dhe me asistenten e saj. E ka obligim të ndërhyjë për të stopuar dështimet zingjiror në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

    “Sepse, dështimet e këtyre dyjave do ti faturohen Albin Kurtit sikurse do ti faturohen gabimet dhe dështimet e të gjithë ministrave të kabinetit të tij. Duke heshtur dhe duke bllokuar çdo dikaster të shtetit Albin Kurti e ka vërtetuar se nuk e meriton të udhëheqë një shtet. Prandaj sa më shpejt që t´i shporrim nga pushteti aq më mirë për Kosovën dhe të ardhmën e saj”, tha tutje Musliu, shkruan Gazeta Insajderi.

    https://www.facebook.com/100044342085191/posts/pfbid02ofo3XKUwshfLuvoCTVBYuSvsf4Akh6Mdf3zss1TJekBoE6vERRWMoS9c4FUAsLbrl/?app=fbl

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.