Komuna a Drenasit, në bashkëpunim me organizatën gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në Kosovë, ka realizuar fazën e parë të projektit “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë”. Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e lopëve qumështore të racës simentale, makinave mjelëse si dhe 920kg koncentrat për 5 përfituesit e komunës së Drenasit.
Përfituesit e këtij projekti janë:
* Behxhet Bytyçi nga fshati Arllat,
* Smajl Dibrani nga Gradica,
* Fitim Avdulli nga Likoshani,
* Elmi Shala nga Krajkova, dhe
* Remzi Dani nga fshati Shtuticë.
Gjatë ndarjes së krerëve me lopë qumështore, prezent ishin stafi i organizatës gjermane ASB, përfaqësues nga komuna e Drenasit, si dhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale. Përfituesit e kësaj ndihme janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale dhe ditëve në vazhdim do të vazhdoj faza e dytë për realizimin e këtij projekti.
Këtij bashkëpunimi i paraprinë memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në mes komunës së Drenasit, respektivisht kryetarit Lladrovci dhe kryesueses së zyrës së Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutchland e.V”, Dafina Hoxha.