Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    “Sami Lushtaku po planifikon ti maroj shtatore vetit”?!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Miratimi i planifikimit buxhetor në Skënderaj për vitin 2023, ende po përcillet me pakënaqësi të mëdha nga qytetarët në përgjithësi e veçanërisht nga opozita në kuvendin komunal, shkruan portali rajoni.org.

    Në ditën e miratimit të buxhetit, disa nga kritikat më të ashpra ka dhënë asamblisti i Vetëvendosjes, Hysni Mehani. Mirëpo kritikat u përcollën edhe më tutje, sot, ku Mehani në një postim në facebook ironizoi me nënkryetarin Sami Lushtakun dhe buxhetin komunal, duke thënë se ai në emër të Komunës, me miratimin e buxhetit, po neglizhojnë shumë probleme të theksuara si: shëndetësia, mungesa e laboratorëve në shkolla etj., gjërsa po sigurojnë financa për veturat e tij zyrtare. “Mbase Samiu do të mbetet në histori si njeriu që ia ndertoi vetit shtatoren me buxhet të komunës”, – ka ironizuar më tutje Mehani.

    [the_ad id="78756"]

    Postimi i plotë:

    “Sami Lushtaku më 50 mijë euro buxhet të komunës ka planifikuar me ia maru një shtatore vetit;
    ●Hapjen e tubimit kish me bë vetë,
    ●Edhe zbulimin shtatores kish me bë vetë,
    ●Edhe duartrokitjet me rastin e zbulimit vetë,
    ●Edhe fjalimin me rastin e zbulimit vetë,
    ●Edhe programin artistik vetë,
    ●Edhe një fjalë rasti vetë,
    ●Edhe mbylljen e tubimit vetë,
    Veç çështjet me numra kish me ja lanë Mërgimit dhe tutjen sorrava Fadilit.

    Historia nuk mund të ndryshohet e as relativizohet me një foto rasti.
    Ata që kishin fatin të vdesin për këtë tokë, nuk mund të barazohen me ata që blejtën 50 euro arin dhe e shitën 5-6 mijë.

    I gjalli që është koritur për pasuri, nuk mund të barazohet me atë që janë skalitur me lavdi në histori. Nuk mundet!

    E mira do të ishte që:
    80 mijë eurot për vetura zyrtare,
    50 mijë eurot e “lavdisë” se Samiut,
    35 mijë eurot për shtigje,
    E disa projekte tjera të investohen në laboratore të shkollave, e një pjesë e tyre për pajisje në QKMF.

    Në kohën kur në buxhetin për vitin 2023 i ndanë 0.25 cent për kokë banori në vit për shëndetësi, është absurde të ndash 50 mijë euro për të kërkuar lavdinë personale, përveç nëse me ato 0.25 cent planifikon t’ua sigurosh nga një paracetamol atyre që do u shkaktosh kokëdhëmebje me këtë qeverisje.

    50/50 = 50 mijë euro shëndetësisë, 50 mijë shtatores së Samiut.

    Lavdinë që të tjerat e gëzojnë në zemrat e njerëzve, nuk mund ta fitosh duke përdorur buxhetin e komunës për t’u barazuar me ata.

    Nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje fakti.
    Faktet nuk bëhen me buxhet të komunës, ato shkruhen me vepra.

    Shtatoret nuk do duhej të ishin çështje e partive e as e buxheteve komunale. Historinë le ta shkruajnë brezat që vijnë, jo partitë për kryetarët e tyre.

    Me ndërtu shtatore në të cilën je vetë, është si me puth vetën në pasqyrë. Kjo ego nuk guxon me dalë prej 4 mureve se lëre më të shkruhet në buxhet komunal.

    Buxheti është për shërbime ndaj qytetarëve, jo në shërbim për egot për lavdi që kanë pushtetarët.

    P.S.
    Mbase Samiu do të mbetet në histori si njeriu që ia ndertoi vetit shtatoren me buxhet të komunës.”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.