Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Klubi francez përzë algjerianin: Shkaktoi dëm prej 50.000 euro, u shtir edhe si i sëmurë!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Klubi i Brest në elitën franceze ka vendosur të ndërpresë kontratën e Youcef Bilaili. Algjeriani i cili u transferua tek Brest në janar duket se e ka “mbushur kupën” dhe drejtuesit nuk kanë pasur opsione tjetër veçse t’i tregojnë derën.

    Arsyeja? Në fakt, janë disa të tilla pasi prej momentit kur ka mbërritur te Brest, Bilaili ka katranosur shumë situata. Së pari, në muajin korrik kur ekipi nisi përgatitjet për sezonin e re, Bilaili dërgoi për vizitat mjekësore kushuririn e tij me idenë se në klub nuk do ta dallonin. Algjeriani në atë periudhë ishte ende me pushime dhe nuk kishte për qëllim t’i ndërpriste ato.

    [the_ad id="78756"]

    Sakaq, Brest më pas zbuloi se lojtari kishte shkatërruar plotësisht shtëpinë me qera në të cilën ishte akomoduar nga klubi. Për pesë muaj që Bilaili jetoi në atë shtëpi shkaktoi një dëm prej 50.000 euro teksa u desh që të ndërrohëshin dyshekët, parketi i deformuar nga lagështira, dyert e prishura ndërsa u zbuluan edhe shumë bishta cigaresh në vaskë. Por, nuk mbaron me kaq pasi Bilailit i doli nami edhe në hotelet e qytetit të cilat e vendosën emrin e tij në listën e zezë të klientelës pasi futbollisti nuk donte t’ia dinte për mirëmbajtje.

    Bëmat e 30-vjeçarit vazhdojnë me lojtarin që refuzoi të kthehej në Brest me autobuzin e skuadrës pas një transfertë në Paris, ndërsa qëndroi në kryeqytet duke shpenzuar para me anë të llogarisë së klubit. Një tjetër “shpikje” e Bilailit ishte edhe shtirja si i sëmurë për të mos marrë pjesë në foton zyrtare të skuadrës ndërsa ajo që i “vendosi kapakun”, ishte udhëtimi në Algjeri pa marrë leje nga klubi. Në këtë formë, drejtuesit e Brest u detyruan të merrnin vendimin më ekstrem për të shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën e sulmuesit anësor.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.