Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ukrainasit marrin “qytetin rus”, Putini kërcënon me fundin e botës, por kjo foto zbulon gjithçka

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ukrainasit morën qytetin e rendësishëm Liman në rajonin e Luhanskut duke i shtyrë rusët edhe më në lindje përgjatë kundërofensivës së tyre për të rimarrë të gjitha zonat e pushtuara.

    Ushtritë kundërshtare luftuan disa ditë për Limanin, por mëngjesin e sotëm ukrainasit u panë në qendër të tij triumfuese, ndërsa tashmë në plan janë qytete të tjera të Luhanskut, raporton abcnews.al.

    [the_ad id="78756"]

    Kjo është një fitore e madhe e ukrainasve, por një foto e publikuar sëfundmi tregon edhe se si mund të ketë ardhur ajo.

    U raportua se brenda rrethimit të ukrainasve ndodheshin 4-5 mijë ushtarë rusë, por ata nuk luftuan dhe u larguan nga qyteti. Në foton e publikuar nga Julian Ropcke, një gazetar austriak duket momenti kur është kapur me dronë largimi i rusëve nga Limani.

    Sipas tij, është e çuditshme se si ukrainasit e kanë ditur nga ikën rusët dhe nuk sulmuan me artileri.

    Por, ka një shpjegim sipas tij, dhe ai lidhet me një marrëveshje mes drejtuesve të ushtrive në atë rajon për të hapur një “korridor të gjelbër” për rusët që të largoheshin nga qyteti me qëllim shmangien e një gjakderdhjeje të dyanshme.

    Duket si një situatë “ëin-ëin” për të dyja palët, ku ukrainasit rimarrin qytetin e tyre kurse rusët shpëtojnë lëkurën.

    Një detaj tjetër i rendësishëm ka të bëjë me momentin e rimarrjes së Limanit. Kjo, pasi ai është në rajonin e Luhanskut, të cilin Putini e shpalli territor rus nga dje duke kërcënuar me armë bërthamore këdo që do të “guxonte të sulmonte”.

    Ekspertët e sigurisë janë duke bërë ironi tashmë duke thënë se nëse është ashtu siç thotë Putini, atëherë ukrainasit kanë marrë qytetin e parë rus dhe “Cari” duhet të përdorë armët bërthamore.

    Në fakt, Limani dhe Luhansku si rajon janë në të vërtetë territore ukrainase të njohura ndërkombëtarisht dhe referendum i Rusië është nul.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.