[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Të dënuarit me burgim shpesh herë arrijnë që t’i ikin dënimit të shqiptuar nga Gjykatat në Kosovë. Por kjo nuk zgjatë shumë, për shkak se qytetarët e dënuar janë në llupën e Policisë dhe kërkohen gjithandej, derisa një ditë bien në duart e drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Lirinë nuk arriti ta shijojë shumë as një person i cili ishte dënuar dhe po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
[the_ad id="78756"]
Sinjali mëson se 23-vjeçari është arrestuar mbrëmë pas mesnate në fshatin Muhovc, pasi vetura në të cilën ai ishte si pasagjer, u ndal për një kontroll nga Policia.
Pasi rezultoi se ndaj tij ka urdhërarrrest, i njëjti është arrestuar dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.