[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë- Pejë përkatësisht në fshatin Arllat të Drenasit.
Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar shtatë persona.
[the_ad id="78756"]
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00.
“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.