Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    FOTO/ “Qen, çetnik, xhenaze, njeri i Serbisë”: Kush qëndron prapa linçimeve me profile të rreme ndaj Rrahman Jasharajt?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    Greva në sektorin publik solli shumë përplasje mes sindikalistëve dhe pushtetit aktual. Shumë herë debati publik u karakterizua nga gjuha e ashpër e etiketime të papranueshme. Gazeta Nacionale ditëve të fundit ka përcjellë debatin në rrjetin social Facebook, duke analizuar komentet negative me profile të rreme në lidhje me grevën, SBAShK-un dhe mësimdhënësit.

    Krahas gjuhës skandaloze, qindra profile të rrejshme u bënë pjesë e debatit për grevën, e ku në qendër të sulmeve ishte figura e Rrahman Jasharajt, kryetar i SBAShK-ut.

    Fyerjet e përdorura i ngjajnë argumenteve të pushtetit, duke i quajtur mësimdhënësit “prodhues analfabetësh”, njerëz që mendojnë vetëm për para, shkatërrues të arsimit e të ngjashme.

    [the_ad id="78756"]

    Madje, disa prej tyre shfrytëzuan edhe argumentet e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, i cili e quajti SBAShK-un si sindikatë e PAN-it (PDK, AAK, NISMA).

    E gjithë kjo ndërmarrje duket të jetë e orkestruar.

    Linçimi i të rrejshmëve

    Qindra profile, me një sentiment radikal anti-SBAShK, që disa kohë kanë kontaminuar debatin edhe ashtu aspak të mirë në rrejtin social Facebook.

    Werner Ommert, Kamder Osdautaj, Zana Zana, Iljmi KD, Bera Hsjke, Tali Sokoli, Demiri Demir, Kol Nokaj, Shqiprim Broja, Filan Fisteku, Malush Hoti, Aferdita Krasniqi, Bessnik Hoxhaa, Bektesh Bekteshi, Kosov Kosov, Asllan Gashi, Baba Madh, Mango Mango Mango, Austria Austria, Gjelal Fetahu, Arbenita Hysenaj, Rrahman Rrahmani, Dardania e Vjeter, TL Zabergja Gashi Klg, Ryvejda Ryvejda, Mall prej Austrie, Rama Rama, Lulishtja Lulishtja, Arbenita Hysenaj, Nevzat Gashi, Avdullah Shabanaj, Genti Skeraj, Ramboo Ramboo, janë vetëm disa nga profilet e rrejshme që Nacionale ka arritur t’i identifikojë ditëve të fundit.

    Të gjithë të lartpërmendurit kanë pothuajse të njëjtat karakteristika, të tilla si profile pa fotografi personale, pa ndonjë aktivitet në profil, pa të dhëna të shumta, dhe mbi të gjitha gjuhën aspak të pranueshme karshi grevës së SBAShK-ut e Rrahman Jasharajt. Shumë nga ta mbanin emra e mbiemra të ngjashëm si Rama Rama, Zana Zana, Rrahman Rrahman etj.

    Shumica e shkrimeve çalonin në aspektin e drejtshkrimit, ndonëse flisnin për mësimdhënien, dijen, e cilësinë në arsim.

    Në shumicën e komenteve, natyrisht ato që mediet i identifikuan, Jasharaj quhet me terme pezhorative si “qen, matuf, tradhtar, bir kurve, çetnik, xhenaze” e të ngjashme. Madje kishte edhe kërcënime direkte ndaj z.Jasharajt, që u bë figurë e rëndësishme e grevës që filloi më 25 gusht e vazhdoi deri më 1 tetor.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.