Ndodh në Skënderaj: Fadil Nura e reklamon projektin, pas dy ditësh i dështon [VIDEO]
Nuk ka kaluar kohë e gjatë pasi portali Rajoni raportoi për një rrugë në gjendje të mjerueshme në fshatin Kozhicë, dhe lajmi u bë viral.
Mediet kontaktuan Zyrën e Informimit të Komunës së Skënderajt dhe ata bënë të ditur se për këtë rrugë, buxheti ishte caktuar që nga viti 2018. Mirëpo, në atë ditë kishin dhënë lajmin e mirë se në pranverën e vitit 2022 do të fillojë asfaltimi i kësaj rruge.
Më 28 maj kryetari, Fadil Nura viziton fshatin Kozhicë e prezanton projektin për asfaltimin e rrugës “Ahmet Haliti”, dhe lajmëron për fillimin e punimeve. Mirëpo, këto punime dhe “projekti” i zgjatën këtij të fundit vetëm dy ditë, dhe punimet iu ndërprenë.
Ndërsa më tutje, në bazë të informacioneve nga Zyra e Informimit del se projekti ka dështuar, për shkak të inflamacionit (rritjes së çmimeve) dhe pala kontraktuese punëkryese ka prishur kontratën. Me këtë rast edhe projekti i Fadil Nurës në këtë fshat ka dështuar.
Për detaje më të hollësishme, mund ta ndiqni videon e mëposhtme: