[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë.
Ajo thotë se pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve.
[the_ad id="78756"]
“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar ajo.
Kundër këtij vendimi doli edhe deputeti Haxhi Avdyli i cili tha se pajtohet me kolegen e tij Jeta Statovcit se duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.