Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Historike për Serie A, gjyqtarja e parë femër rrëfen emocionet e debutimit të saj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nga sezoni 2022-2023, në ekipin e arbitrave të vënë në shërbim të Serie A dhe Serie B është edhe Maria Sole Ferrieri Caputi, gjyqtarja e parë femër në historinë e lëvizjes futbollistike italiane.

    E lindur më 20 nëntor 1990 në Livorno, femra e parë që drejtoi një ndeshje të Serie A në jetën e saj alternon pasionin për futbollin me punën si punonjëse në një qendër studimi të ligjit të punës dhe si studiuese në Universitetin e Bergamos.

    [the_ad id="78756"]

    Një trajnim i gjatë akademik për gjyqtaren, e diplomuar fillimisht për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Pizës; më pas për Sociologji në Universitetin e Firences.

    Në nivel arbitrimi në futboll, debutimi erdhi në Serie D në nëntor 2015. Me atë rast ajo u thirr për të drejtuar Levico-Atletico San Paolo. Që atëherë e tutje vijoi ngjitja e shkallëve të karrierës deri në Serie A.

    Në pritje për të ditur se cila do të ishte ndeshja e parë që do t’i besohej, Ferrieri Caputi tashmë kishte hyrë në histori duke drejtuar një ekip të Serie A. Ishte Cagliari, në ndeshjen e Kupës së Italisë 2021-2022 kundër Cittadella.

    Një ndeshje në të cilën arbitrja ka anuluar tre gola, njëri prej të cilëve me ndihmën e VAR-it. Një paraqitje bindëse që e bëri atë të ngjitej në hierarkinë e arbitrave italianë.

    Në javën e tetë të Serie A 2022-2023, Ferrieri Caputi arbitroi ndeshjen e parë të karrierës në elitën e futbollit italian. Femra e parë në historinë e Serie A u zgjodh për të drejtuar ndeshjen mes Sassuolo dhe Salernitana, që përfundoi 5-0 në favor të emilianëve. Në “La Domenica Sportiva”, ajo ka rrëfyer emocionet e debutimit të saj në Serie A, në “Mapei Stadium”:

    “Ishte e mrekullueshme, për atmosferën që ishte gjatë gjithë ndeshjes dhe në stadium. Tifozët më pritën shumë mirë, pjesërisht ishte një festë”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.