Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është deklaruar rreth mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.
Nagavci ka akuzuar komunat duke thënë se nuk e kanë përmbushur obligimin e tyre që të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministrinë e Financave.
Ajo ka thënë se i kanë dorëzuar ato të dhëna që i kanë pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta.
Tutje, Nagavci ka thënë se ligji duhet të respektohet në tërësi, dhe këtë do ta bëjnë.
Ajo ka thënë se do të ketë kompensim, por siç ka shkruar Nagavci “kompensim për punën e bërë”.
“Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve.
Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, shkruan Nagavci ndër të tjera.