Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Ju presim veç edhe nesër”, Ngriten tensionet mes SBAShK-ut dhe qeverisë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pagat për punëtorët e arsimit nuk janë ekzekutuar.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë paga për ata që nuk kanë punuar.

    [the_ad id="78756"]

    E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se komunat nuk i kanë dërguar listat e pagave në Thesar.

    Por, kryetarët e komunave thanë se listat janë dërguar nga ana e tyre, sipas rregullova si zakonisht.

    Mirëpo, pagat nuk i janë ekzekutuar asnjë punëtori të arsimit, as atyre që kanë qenë në pushim të lehonisë e nuk kanë mbajtur grevë.

    Luljeta Boshnjaku nga Këshilli Grevist i SBASHK-ut, thotë për medie se listat janë dërguar nga komunat por që askush pagë nuk ka marrë, e për këtë thotë se fajin e ka ministria.

    “Ne kemi informatë që listat janë dërguar nga komunat në mënyrë të rregullt. Këtë po e them pasi ka shumë gra që janë lehona, në pushim të lehonisë dhe ka të tjerë që kanë dalë në pension, nuk kanë marrë pjesë në grevë dhe në sistemin parauniversitar, nga çerdhet e deri te shkollat e mesme, askush nuk ka marrë pagë, ndërsa në universitet po, edhe shërbyesit civilë po, këta të fundit kanë qenë në grevë por kanë marrë paga. Kështu që, unë nuk besoj që është faji i komunave, faji është te ministria”, deklaron ajo.

    Boshnjaku potencon se nesër është afati i fundit dhe presin nëse ministria do t’i ekzekutojë pagat e më pas do të shohin si të veprojnë.

     

    “Nesër është afati i fundit sikur muajin e kaluar, deri me datën 5 dhe të shohim nesër çka po ndodhë dhe pastaj të shohim se si do të veprojmë”, tha Boshnjaku.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.