[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Policia e Kosovës e ka konfiskuar një revole të një të dyshuari, B.A, 24-vjeçar, ndërsa lëndën e tij e ka dërguar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në Skenderaj në rrugën “Fadil Rrustemi” në kohën kur policia po bënte kontrolle rutinore.
[the_ad id="78756"]
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. A.,24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /BetimipërDrejtësi