Bologna-Sampdoria do të jetë një lloj derbi i zemrës për Massimo Moratti, i cili tek Interi ishte president i Thiago Motta dhe Dejan Stankovic.
“Është mbresëlënëse, – pranon ish-presidenti zikaltër në faqet e “Il Secolo XIX”, – është e mrekullueshme të shohësh që ata janë rritur dhe tani drejtojnë klube të rëndësishme me një traditë të madhe”.
Në një tjetër pjesë të intervistës, Moratti fokusohet te talentet që e intrigojnë më shumë në skenën e sotme europiane: “Jam i habitur se sa shumë lojtarë shoh me emra shumë të vështirë si Kvaratskhelia i Napolit, të marrë në vende të largëta.
Ai duket se luan thjeshtë. dhe në vend të kësaj ai ia del mbanë në të gjitha. Bravo! Sidoqoftë, unë zgjedh Haaland. Branca do të më kishte bërë ta blija 100%.
Tashmë e imagjinoj duke më thënë: President, ky është i veçantë. Me siguri do ta kisha marrë tek Interi”.