Me prejardhje nga polaci i Skenderajt dhe i pasionuar pas bodybuildingut, Arton Koci, ky emër që po shkëlqen në këtë sport, transmeton portali rajoni.org.
Koci ka vite të tëra që me punë dhe përshkutim ka punuar në këtë drejtim dhe tashmë po lë mbresa me sukseset e tij.
Ai sot ka arritur të shpallet kampion në kategorinë senior 90 kg, kampion absolut në classic bodybuilding, si dhe kampion mbarëkombëtar gjithashtu.
Koci ishte i jashtëzakonshëm me fizikun e tij, duke lënë prapa vetes edhe emra të dëshmuar në këtë sport. Ai ishte shumë i lumtur për suksesin e arritur, duke thënë se fitoret e tij i dedikohen pikërisht rajonit nga vjen, Drenicës dhe se gjithmonë kjo gjë ka qenë një inspirim dhe motiv shtesë në angazhimet e tij.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur për suksesin që kam arritur, kam punuar gjithmonë me punë e përkushtim dhe sot po i shijoj rezultatet. Të gjitha rezultatet dhe sukseset e mia i dedikohen rajonit tim, Drenicës. Kjo gjë ka qenë gjithmonë një gjë që me ka inspiruar dhe me inspiron në karrierën time, tha Koci.
Ai tashmë pritet të jetë pjesë edhe e disa garave ndërkombëtare.