Shqetësuese: Në këtë fshat të Skënderajt nuk kanë mbetur as 20 shtëpi të banuara
Enver Demiri një banor i të 60-ave nga fshati Suriganë i Komunës së Skenderajt njëherit ish-ushtar i UÇK-s, ka shprehur dhimbjen e tij ndaj shpërnguljes së banorëve të kësaj ane drejt perndimit, shkruan Rajoni.org.
Ai në një bisedë spontane me gazetën Rajoni në njërën nga lokalet (çajtore në Skenderaj), ka theksuar se në fshatin e tij (Suriganën), ku dikur ishin afër 80 shtëpi sot nuk janë as 20 sosh me banorë, sepse shumica kanë dalë nga ky fshat i bukur malor, që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Drenicës e që kufizohet me fshatrat serbe të Zubin p
Potokut.
“Nuk di be vëlla çka u bë kështu tanë ikën, jen metë veç pak shtëpi edhe ato ma shumë veç me ka dy banorë, një plak e një plak beso vjet mollët në rrema kanë mbet qashtu s’ka pas kush i shkunë, sepse edhe ata pak të rinj që kanë mbet, tanë syrin e kanë për jashtë.”, -tregoi Demiri.
Sipas tij, ajo çka është më shqetësuese për të dhe për banorët e atyshëm është se numri i shtëpive të serbëve në këtë fshat i ka tejkaluar ato të shqiptarëve.”
“Dikur ne i merrnim tokat e serbëve për t’i punuar se kishim fuqi punëtore sot u kthye e kundërta kemi raste që tokat tona po u jepen serbëve për t’i punuar për gjysmë”, -shtoi më tutje Demiri.
Entuziazmi i fëmijëve kur shkonin në shkollë së bashku me bukuritë natyre që i jepnin një hijeshi këtij fshati piktoresk, ky bashkëbisedues spontan thotë se është zvogëluar dukshëm, dhe se në vazhdoftë kështu ajo do të shuhet.
“Shkolla jona më parë varësisht prej kohës ka pasë me qindra nxënës sot është zvogëluar shumë. Nuk e di sa janë po më doket aty ka pak ma shumë nxënës se puntorë të arsimit. Edhe ata që janë duhet m’i dërgu në shkoll me kombibus prej frikës nga qentë endacakë.”,- tha Demiri.
Duhet theksuar se pjesë e kësaj dukurie shqetësuese është edhe fakti se kohëve të fundit në komunën e Skënderajt, për shkak të shpërnguljes së popullatës qoftë në perëndim, qoftë në Fushë Kosovë e vende të tjera është mbyllur një numër i caktuar i shkollave si në Izbicë, Radishevë etj. Sakaq, një numër mjaft i madh i shkollava ka mungesë të hatashme të nxënësve si p.sh. në shkollën fillore të Klinës së Epërme, ku dikur kjo vatër e arsimimit kishte 1200 nxënës sot s’i ka as 300. /Rajoni.org/