Të tentosh t’i hedhësh hi syve dikujt për një të keqe që ka ndodhur e ti nuk ke ndërmarrë asgjë edhe pse ke mundur, (ke pasur pushtet) është fyerje e inteligjencës dhe pos keqardhjes e para e punës që ishte dashur të bëjë një njëri normal, do të ishte të tregojë burrni e të kërkojë falje, ja të heshtë bile mos të hyjë andej hiç! E jo të tregohet hipokrit se gjërat mbahen mend, shkruan Rajoni.org.
Kryetarit Fadil Nura, një figure tragjikomike, e të papeshë sot i ka munguar burrëria por jo hipokrizia.
Ai gjatë një takimi me një ish-punëtor të barnatores së dikurshme të qytetit, duke cilësuar atë barnatore si të vetmen, në njëfarë forme u mundua që qytetarëve të Drenicës t’u hedhë hi syve, për diçka që ka ndodhur në kohën e qeverisjes së tij (ose të partisë së tij).
Këtë e bëri me një barnatore, të cilën pasi e ozurpuan, më vonë e privatizuan, një Zot e di qysh…
Dhe sot, pas më shumë se dy dekadave të pishë kafe në atë lokal, ku dikur popullata e varfër e kësaj ane furnizohej me barna të kësaj barnatoreje publike e të mos ndiesh keqardhje, tregon “solidarizim” me atë se çka ka ndodhur, pavarësisht personalitetit të respektuar që ka shoqëruar kryetarin.
Kjo nuk shitet, sepse ky popull mban mend! /Rajoni.org/
FOTO/ Postimi i kryetarit Fadil Nura, vizita në lokalin, ku dikur ishte barnatore: