Një paciente mitrovicase e trajtuar nga gjinekologu Arben Hajrizi dhe stafi i Repartit të Gjinekologjisë, ka shfrytëzuar rastin që përmes një letre falënderuese të shpreh mirënjohjen për doktorin për korrektësinë e profesionalizmin e lartë në trajtim, shkruan Mitrovica SOT.
Fjalë mirënjohjeje ajo tha edhe për stafin, për të cilin tha se ishte miqësor dhe e bënë të ndihet në duar të sigurta.
Ajo falënderoi gjithë statfin mjekësor të “Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë e në veçanti stafin e Repartit për ekspertizën dhe profesionalizmin./MitrovicaSot
Letra e plotë:
LETER FALENDERIMI
Me anë të kësaj letre, dua të falenderoj doktor Arben Hajrizi, për shërbimin e tij shembullor ndaj pacientit, për sjelljen dhe komunikimin në nivel të lartë bashkëkohor.
Jam vërtetë mirënjohëse dhe falenderuese. Megjithatë, në të njejtën kohë ndjehem me fat që isha në duart e një stafi të mrekullueshëm, miqësor dhe të buzëqeshur, i cili më qetësoi dhe më bëri të ndjehesha se vërtetë isha në duart e sigurta.
Faleminderit dhe respekt, për gjithë stafin mjekësor në “Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë” në vecanti “Repartin e Gjinekologjisë”, për ekspertizën dhe profesionalizmin në punën e tyre.
Dhe në fund faleminderit atyre pa ndihmën e të cilëve nuk do ia kisha dalë, familjarëve dhe të afërmve tanë.
Gjithmonë mirënjohëse dhe falenderuese, Sadie.