Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Skënderaj/ Këta janë personat që ikën pa paguar nga pompa e derivateve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Policia e Kosovës sot njoftoi se janë gjetur personat që kishin krijuar parregullësi me vjedhje te pompa e derivateve në fshatin Tërnafc të Skënderajt, shkruan Rajoni.org.

    Policia njoftoi për lajmin duke falënderuar njëherazi edhe policinë e Skënderajt për punën efikase në identifikimin e këtyre personave të dyshuar.

    [the_ad id="78756"]

    Detajet e ndodhisë nga raporti i plotë policor:

    Pas një pune efikase policia në Skenderaj identifikon personat e dyshuar të përfshirë në dy vepra penale

    Skenderaj, 11 Tetor 2022

    Në orët e hershme të mëngjesit të datës 11.10.2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se në një pompë të derivateve në fshatin Tërnafc të Skenderajt, një automjet ishte shërbyer me një sasi të derivateve dhe ishte larguar pa bërë pagesën për sasinë e derivateve të mbushura.

    Policia ishte përgjigjur në këtë rast dhe pasi kishte marrë përshkrimin e të dyshuarve dhe automjetit, pas një ore ka arritur të identifikoj dhe ta ndaloj automjetin në të cilin kishin qenë tre persona të dyshuar. Policia kishte ndaluar personat e dyshuar; F.M, 24 vjeçar, E.A. 18 vjeçar dhe K.R., 17 vjeçar, që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

    Të tre personat janë dërguar në Stacionin Policor ku janë intervistuar në lidhje me rastin ndërsa gjatë intervistimit ka rezultuar se personi F.M, ishte i dyshuar edhe për veprën penale ,,Vjedhje e targave”, rast i raportuar në Skenderaj me datë 10.10.2022. I dyshuari ka pranuar se targat e vjedhura i kishin vendosur në automjetin me të cilin kishin marrë derivate dhe ishin larguar pa paguar.
    Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ,,Vjedhje e shërbimeve”, ndërsa të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” /Rajoni.org/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.