Ashtu siç kishte premtuar kryetari i tanishëm i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka kthyer pronën me numër të ngastrës “111” dhe “112” në pronësi të AKP-s, të cilën qeverisja e ish-kryetarit Bekim Jashari kishte bartur në pronësi të komunës, edhe pse ajo ishte në kontest gjyqsor me AKP-në, shkruan Rajoni.org.
Kjo bartje e pronës, që gjendet afër postes në sheshin “Adem Jashari” saktësisht te posta kryesore, e ku një mërgimtar nga Kuçica kishte filluar ta ndërtojë një hotel, ishte marrë nga komuna në njërën nga seancat e asamblesë së përbërjes së kaluar dhe të gjithë asamblistët e pranishëm, edhe pse të vetëdijshëm që po bëjnë një gjë të jashtëligjshme e votojnë.
Përpos atij të LDK-s, të tjerët asnjë nuk kishte votuar kundër.
Që nga atëherë, e njëjta ishte bërë temë e kontestimeve mes AKP-s dhe Komunës dhe pas marrjes së pushtetit Fadil Nura kishte akuzuar ish-qeverisjen Jashari për veprime të paligjshme lidhur me këto prona, përkundër faktit që asamblistët e tij e kishin dhënë votën për bartje, pra ia kishte lënë “pataten e nxehtë në dorë”…
Burime të Rajoni.org brenda AKP-s pasi kanë konfirmuar se tani prona nga komuna është bartur në emër të KAP-s dhe se të njëjtën tash e administron kjo agjenci.
“Por, Komuna e ka kthyer këtë pronë. Ajo tashmë është në administrimin tonë”,
-ka thënë shkurt burim në fjalë pa dhënë detaje më të hollësishme lidhur me të ardhmen e një projekti, që komuna edhe përkundërt paqartësive pronore në një pjesë të saj kishte filluar të ndërtojë një projekt, e i cili sipas burimeve të pakonfirmuara për dy ditë është stopuar.
Ajo që vlen të theksohet më këtë rast është fakti që kjo pronë është një njollë e zezë për këtë komunë pasi e njëjta i ka shkaktuar humbje të mëdha asaj dhe se vetëm për dëmin e shkaktuar në fitimin e humbur komuna me një vendim, i cili aktualisht është në apel, pritet që ta pësojë dënimin afër 400 mijë euro.
Dhe i gjithë ky dëm vie për shkak të fajit të drejtuesve të tanishëm të komunës, të cilët pa e pyetur hiç ish-pronarin e kësaj prone edhe asamblenë kur ishin në pushtet para më shumë se tetë viteve atë e kishin rikthyer në pikën zero duke bërë ndërrimin e pronës në fjalë me ato të ndërruara më parë me këtë investitor.
Mirëpo edhe pse ia ka kthyer pronën AKP-s, komuna sërish mund të përfundojë në gjykatë për faktin se në një pjesë të kësaj prone “krye në vete” ka nisur ta ndërtojë një objekt, për të cilin nuk ka pasur pëlqimin e AKP-s dhe se sipas burimeve tona sërish është duke u përgatitur padi./Rajoni.org/
Foto e stubave, dhe foto ku komuna është duke ndërtuar afër stubave. Është fjala për pronat 111 & 112: