Është konfirmuar nga Komuna e Skënderajt se 50,000€ nga buxheti i saj do të ndahet për ndërtimin e një shtatoreje për themeluesit e UÇK-s, shkruan portali Rajoni.org.
Në mesin e këtyre personave, të cilëve do t’u ndërtohet shtatore është edhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, i cili u bë “mollë” e pakënaqësive dhe kritikave nga qytetarët e Skënderajt.
Kritika fillimisht ishin përcjellë nga opozita, ku këta të fundit thanë që mjetet financiare të planifikuara për këtë shtatore, mund të orientohen në ndonjë projekt në të mirë të qytetarëve.
Pakënaqësitë rreth ndërtimit të kësaj shtatoreje, në të cilën ndodhet edhe Sami Lushtaku i gjallë, i përcolli në rrjetet sociale edhe ish-drejtori i Bekim Jasharit, Gëzim Ejupi.
Sipas Ejupit, mënyra se si Lushtaku po mundohet “të barazohet” me Legjendarët si Hamëz e Adem Jashari është irrituese.
Postimi i plotë i tij:
“Bac, po kanë qejf me u barazu me ty;
Bac, prej kur ike ti, këta mbollën vetëm marrëzi;
Bac, mirë, shumë mirë që i ke njoft edhe ti;
Bac, këta po dojnë me shly histori;
Bac, këta e dinë mirë edhe atë se çfarë ju the ti;
Bac, mirë e dinë se po e dëgjoj populli fjalimin tënd kur ikën dhe ta kthyen shpinën askush si jep vlerë as për njeri;
Bac, pushteti i ka qorru edhe pse këta të qorrum kanë qenë;
Bac, kur ti ke ra për liri dikush mes lufte ka bërë pasuri;
Bac, shumë gjëra të pista kanë ndodh në këtë liri;
Bac, nuk i kishe pasur disa njerëz të denj që kanë qendru me ty;
Bac, këta syrin e kishin pasur vetëm në pasuri;
Bac, tash së fundmi po dëshirojnë me u skalit bashkë me ty;
Bac, këta horra vërtetë kishin qenë faqezi sepse këtë gjë një patriot as nuk do ta kish sjell në kry me tentu me ndryshu histori;
Bac, ende djemë ka Shypnia që asnjëherë nuk do ta lejojnë të përzihet LAVDIA dhe Hajnia.
Kështu që juve marroq t’pa skrupull ju kisha lutur atë buxhet komunal riorjentone për ndonjë projekt në të mirë të qytetarëve edhe pse e di që ju në atë drejtim asnjë sekond të vetëm nuk mendoni por bëni çfarë të doni por asesi mos guxoni në një gurë me legjendat tona të qëndroni.
LAVDI LEGJENDARË!”/Rajoni.org/