Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Nagavci paralajmëron mësimdhënësit: Ata që nuk zëvendësojnë orët nuk do të kompensohen

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se mos kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës është vepër penale. Ajo është shprehur e bindur se kompensimi i orëve do të fillojë nesër, ndërsa ka theksuar se inspektorët e arsimit do të jenë në teren dhe nëse nuk mbahet mësimi nuk do të ketë kompensim të pagës.

    Nagavci e ka kundërshtuar propozimin e komunave për të kompensuar orët në fund të ditës mësimore, derisa ka shtuar se mbajtja e mësimit të shtunën është vendimi i duhur.

    [the_ad id="78756"]

    “MASHTI, në bazë të kompetencave edhe përgjegjësive që ka, ka nxjerr edhe kalendarin për vitin e ri shkollor. Të gjithë e dimë që kanë humbur 22 ditë mësimit apo 12% e mësimit për fëmijët është një humbje e madhe që duhet patjetër të kompensohet edhe kushdo që bën thirrje për mosmbajtje të mësimit jo vetëm që tregon një papërgjegjshmëri edhe pandjeshmëri në raport me humbjet e mëdha që janë shkaktuar, por bënë edhe vepër penale duke bërë thirrje kundër ekzekutimit të një vendimi i cili është në kompetencë dhe përgjegjësi të ministrisë… Inspektorët e Arsimit nesër do të jenë në terren dhe ne kemi pasur mirëkuptim, kemi realizuar pagesat në avans nëse nuk mbahet dita e mëismit sigurisht nuk do të ketë edhe kompensim. Kjo nuk është ndëshkim por është obligim për të respektuar ligjin”, ka thënë Nagavci, transmeton KP.

    Sipas saj, kushdo që bën thirrje për mosmbajtje të mësimit po shtynë përpara agjenda politike.

    Ajo ka kritikuar Sindikatës e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për papërgjegjshmëri, derisa ka thënë se kryetari i sindikatës duhet të vë përpara interesin e fëmijëve dhe jo atë personal.

    “Sindikata e Arsimit ka kundërshtuar në vazhdimësi, është mungesë e përgjegjësisë së tye dhe unë bëj thirrje edhe nga këtu që edhe zotëri Jashari dhe gjithë të tjerët duhet të dinë kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre. Përcaktimi i kalendarit të vitit shkollor është përgjegjësi ligjore e Ministrisë së Arsimit, kryetari i sindikatës duhet të ndjehet keq për gjithë këto humbje dhe duhet së paku një herë në jetën e vet të vë përpara interesin e fëmijëve e jo interesat personale. Nuk i takon askujt të bëjë thirrje të mos realizohet mësimi”, ka shtuar ajo.

    Mbajtja mësimit në ditët e shtuna, sipas ministres Nagavci nuk është as ngarkesë fizike dhe as psikologjike për nxënësit.

    Këto deklarata, Nagavci i ka bërë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimit të kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë.

    Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka kundërshtuar edhe një herë, zëvendësimin e orëve të humbura mësimore, shkaku i grevës së mbajtur në muajin shtator nga ana e mësimdhënësve.

    Këtë e konfirmoi sërish kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një opinion të shpërndarë për media.

    Kundër kompensimit të orëve të humbura është edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.