Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftusr se FSK ka fituar medalje të argjend për performancë në garë ushtarake.
Në këtë farë ishin 107 ekipe të ushtrive ndërkombëtare, transmeton “Veriu.info”
Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.
Postimi i plotë
NË MESIN E 107 EKIPEVE TË USHTRIVE NDËRKOMBËTARE, FSK FITON MEDALJEN E ARGJEND PËR PERFORMANCË NË GARËN USHTARAKE
Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes suksese që po arrinë në gara të ndryshme ndërkombëtare.
Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjend në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ që u zhvillua në Britani të Madhe.
Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.
Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur.
Përgëzimet e mia për lidershipin e Gjeneral Jasharit, udhëheqësin e ekipit tonë, Toger Diar Statovci, si dhe mirënjohje e lartë për angazhimin e pakursyer të këshilltarit tonë ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter.
Ushtria e Kosovës, krenaria jonë!