[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, mes Krronit të Mbretit dhe Komoranit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar për medie zyrtari për informim në polici, Bajram Krasniqi.
[the_ad id="78756"]
“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, tha Krasniqi për medie.